Nëna 23 vjeçare vdiç në Ditën e Krishtlindjes vetëm katër javë pas mesazhit të fundit që ajo postoi në rrjetin social Facebook.
Ajo tregoi për botën mbarë se ishte diagnostikuar me kancerin në gjak pas udhëtimit tek mjeku, i cili nuk kishte arritur t’i shpjegonte gjendjen e saj.
Është kjo Kristen Haëksey, nga qyteti i Liverpoolit e cila u diagnostikua me leukemi me 27 nëntor të këtij viti, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e cila ka vajzën 15 muajshe, e cila quhet Penelope e la vetëm duke e lënë në kujdesin e të atit.
Edhe pse ajo filloi kimoterapinë, sistemi i saj imunitar nuk arriti të përmisohet, ndërsa në postimin e saj të fundit në Facebook, falënderoi shokët të cilët i thanë se duhej të kontrollohej nga simptomat që kishte.
Mirëpo ajo i thotë se ishte mirë, por nuk shkuan shumë javë dhe tani kjo sëmundje bëhet fatale për jetën e saj./Gazeta Shneta/