Ingram Woolf, 44 vjeçare, e cila gjithmonë kishte ëndërruar të ketë një familje të madhe, më në fund ka lindur fëmijën e saj të parë pas 18 abortimeve.
Për shkak të formës së keqe të mitrës së saj ajo nuk mund të kishte fëmijë, transmeton Gazeta Shneta.
Pas më shumë se dy dekada, ajo lindi fëmijën e saj të parë pas 18 abortimeve.
Fëmija i saj i parë tani është gjashtë muajsh dhe ajo thotë se nuk mund të ishte më e lumtur pasi edhe pse nuk ka familjen për të cilën gjithmonë kishte dashur, të paktën ka një fëmijë.
“Gjithmonë kam dashur të kem një familje të madhe dhe edhe pse po kaloja nëpër shumë abortime, kjo vetëm shtoi dëshirën time të kisha fëmijë”, tha ajo.
Pasi kalova 18 dështime, thjeshtë vazhdova të përpiqesha dhe shpresoja që një ditë të kisha familjen e vogël. /GazetaShneta/