Nëna e tre fëmijëve, ka zbuluar simptomat e saj të tmerrshme të koronavirusit.
Fotografja Mandy Charlton, 46 vjeçare, u pranua në Royal Victoria Infirmary në Newcastle përmes ambulancës ngase kishte temperaturë më shumë se 390C shkruan dailymail, transmeton GazetaShneta.
Tani ajo po izolohet në shtëpi deri në fund të javës dhe po merr paracetamol për tu rikuperuar.
Duke folur për simptomat e saj të tmerrshme, Mandy, nga Newcastle, tha: ‘Unë kisha një temperaturë të lartë dhe kam fjetur përafërsisht 20 orë në ditë. ‘
Duke folur për përvojën e saj , Mandy tha: ‘Unë e di se temperatura ime dikur ishte 37.9 dhe një herë mbi 39. Unë kam një kollë të çuditshme dhe fyti më dhemb.Trupi im është ndjerë sikur ka qenë në zjarr. Unë kam pasur grip më parë, por kjo ishte diçka tjetër.’
‘Kur erdha në spital duke thënë se isha mjaft mirë për të shkuar në shtëpi dhe të izolohesha, pyeta se si do të kthehesha në shtëpi.Stafi shëndetësor thanë se mund të prisja nëntë orë ndërsa ata u përpoqën të merrnin një transport izolimi ose mund të thirrja një mik.Kam pasur një sulm paniku në atë ditë, por falënderues për shoqen time më të mirë që rrezikoi vetë shëndetin e saj për të më çuar në shtëpi.’
Mandy kaloi një natë në spital dhe tregoi se ajo duhej të përdorte një fustan spitali si jastëk, sepse spitali kishte mbaruar nga jastëkët.Ajo shtoi se, filloi të ndjehej keq, pasi një nga vajzat e saj u kthyenga shkolla me ethe javën e kaluar dhe beson se ajo kontraktoi virusin prej saj.
Ajo tha për fat të mirë, fëmijët e saj janë të rritur që të mund të kujdesen për veten gjatë periudhës së vet izolimit.
Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar frikë në të gjithë botën, kështu rapotoi këshilltari kryesor i qeverisë z.Patrick Vallance që pranon se mund të ketë rreth 55,000 raste të prekura nga koronavirusi aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar./GazetaShneta/