Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë një grua 76 vjeçare në Aeroportin e Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ku bëri të ditur se rasti po hetohet.
Sipas burimeve të Gazetës Express, gruaja e moshuar me iniciale R.S. vdiq pasi zbriti nga aeroplani.
Ngjarja e dhimbshme ndodhi para djalit të saj.
Ajo kishte udhëtuar nga Bazeli i Zvicrës për në Prishtinë. /Gazeta Shneta/