Një nënë nga Teksasi është duke u përballur me akuzën për vrasjen e dy fëmijëve, pasi u kyçi në veturën e cila ishte nxehur shumë nga dielli.
Cyntia Marie Randolph e ka pranuar se i ka lënë fëmijët në veturë muajin e kaluar, me arsyetimin se donte t’ia jepte një leksion vajzës dy vjeçare e cila nuk donte të dilte nga vetura.
Juliet Ramirez dhe vëllai i saj 16 muajsh u deklaruan të vdekur më 26 maj, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Temperatura jashtë atë ditë ishte 35.5 gradë celsius, sipas Policisë.
Zyrtarët e policisë thanë se nëna ka deklaruar disa versione në disa intervista për vdekjen e fëmijëve.
Ajo kishte deklaruar fillimisht se fëmijët ishin duke lozur dhe pastaj shkuan u mbyllën vet në veturë.
Më vonë kishte ndërruar sërish deklaratën duke thënë se i gjeti fëmijët duke luajtur në veturë dhe ata refuzuan të dalin jashtë, prandaj i mbylli dyert. /Gazeta Shneta/