Një çift i pikëlluar po paralajmëron prindërit e tjerë që të jenë vigjilent pasi vajza e tyre trevjeçare vdiq nga meningjiti viral, që besohet të jetë kontraktuar përmes puthjes.
Nicole dhe Shane Sifrit nga Iowa City, mirëpritën vajzën e tyre, Mariana, më 1 Korrik, 1 javë para se t’iu shfaqte meningjiti. Të porsamartuarit u detyruan të largoheshin nga ceremonia e martesës herët, megjithatë ata kuptuan se vajza e tyre nuk po ushqehej më dhe nuk po reagonte.
“Ne vërejtëm se ajo ndërpreu së ngrënit dhe nuk zgjohej ndërsa ne po përpiqeshim ta zgjibun atë”, tha Sifri për WHO-TV.
“Brenda dy orëve ajo kishte mbetur pa frymë dhe të gjitha organet e saj filluan të vdesin.”
Pas pranimit në spital, prindërit mësuan se vajza e tyre kishte kontraktuar meningjit HSV-1 të njëjtin virus që shkakton plagë të ftohtë. Të dy prindërit testuan negativisht.
Besohet se vajza e vogël morri virusin nga një person i familjes, i cili e puthi apo e preku atë pasi ajo lindi.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, meningjiti viral është lloji më i zakonshëm i meningjitit, një inflamacion i indit që mbulon trurin dhe palcën kurrizore./Gazeta Shneta/