Kur dy fëmijët e vegjël të Bettina Rowley, të moshës 5 dhe 3 vjeç, u testuan pozitivisht ndaj koronavirusit, ajo dhe fëmijët u izoluan në një dhomë spitalore.
Stafi shëndetësor na tha: Shikoni, ne nuk duam të hyjmë këtu shpesh, vetëm në një emergjencë absolute”- tha zonja Rowley për burimin ABC.net.au përcjell Gazeta Shneta.
“Ata gjithmonë thonin se fëmijët nuk sëmuren. Tani unë jam në spital me të dy fëmijët dhe ndihem shumë e vetmuar dhe e frikësuar”, u shpreh ajo.
Ndër të tjerash kjo nënë shtoi se ajo cfarë i shtyu si prind që të kërkojnë ndihmë tek doktorët ishte temperatua e lartë si simptomë e parë e cila ishte mbi 40 shkallë.
Zonja Rowley tha se ndërsa ata ishin në spital në Bavari, “qelizat e bardha të gjakut të fëmijëve ishin po aq të ulta sa nuk kishin sistem imunitar”.
Por në anën tjetër ajo tha se: “Ne ishim me fat që nuk arriti virusi kurrë në mushkëri,”.
Andrew Steer, i cili udhëheq ekipin e kërkimit të infeksionit dhe imunitetit, tha se rreth 4 përqind e rasteve të koronavirusit në Australi janë fëmijë.
“Për shkak se sëmundja duket të jetë e butë te fëmijët, mund të jetë në të vërtetë që ka më shumë raste tek fëmijët“, tha profesori Steer. /Gazeta Shneta/