Një fëmijë ka pësuar një incident në një qendër tregtare në Prishtinë, derisa ishte duke lozur në këndin e lojërave.
Nëna e tij ka bërë një postim në facebook, ku shpreh mllefin ndaj stafit dhe menaxhmentit të kësaj qendre për shkak të mospërgjegjësisë, shkruan Gazeta Shneta.
Djalit i ishte ngulur gozhda në këmbë dhe krejt çfarë kishin bërë stafi ishte vendosja e serishme e tapetit në mur.
Nënës madje nuk i kishin dhënë asnjë përgjegjësi nga menaxhmenti.
Lexoni më poshtë çfarë shkruan ajo:
KUR ARGËTIMI ME FËMIJË TË DEL DARDHË ME BISHT.
Këto 4 gozhda që po I shihni t’ngjitura në tapet, kanë ra nga muri dhe si pasojë Liri e ka lëndu kambën.
Me gjithë përpjekjen me bisedu me menagjerin për këtë aksident ai nuk asht lajmru.
Dikush nga stafi e ‘siguroi’ hapsirën duke e rrahur me dorë tapetin për muri.
Ja se çfarë sigurie ofron këndi i lodrave “Dardha” dhe askush nuk jep kurfarë përgjegjsie.
_____
Mirë se vini aty ku jeta e një fëmiu vlen sa një ‘dardhë me bisht’