Shmangni dhënjen e ilaçit me lugën të cilën foshnja e përdor për ushqim
Për fillim pregatitini të gjitha (shiringën apo lugëzën), mateni sasinë e ilaçit, por shmangni pregatitjen e ilaçit para fëmijës. Në fillim lozni me të, në mënyrë që foshnja të jetë më e relaksuar.
Nëse e keni dikë që mund të ju ndihmojë, le ta mbajë ai person foshnjen në krahë dhe le të mundohet t`ia tërheq vëmendjen, derisa ju i vendosni shiringën në gojë nga anash dhe lehtësisht i lëshoni ilaçin në mes të faqeve dhe dhëmballave, sepse në atë mënyrë më pak do ta ndjejë shijen e ilaçit, dhe ka më pak mundësi që ta pështyej.
Nëse nuk e keni dikë që t`ju ndihmojë, mbështilleni foshnjen me batanije, sepse në atë mënyrë më pak do të lëvizë. Në fund jepini të pijë qumësht ose jepini biberonin.
Çfarë të bëj nëse foshnja ime e refuzon ilaçin?
Nëse foshnja bërtet dhe qan në kohën kur duhet të marrë ilaçin, mundohuni që ta hutoni me truke në mënyrë që ta dispononi:
Provoni së pari në ndonjë mënyrë ti tërhiqni vëmendjen, këndojini ndonjë këngë, lexojini ndonjë libër, apo shikoni ndonjë film vizatimor, dhe kur të jetë qetësuar pakës, jepini ilaçin dhe më pas biberonin me qumësht, ujë apo çaj.
Nëse nuk ju shkon për dore ti jepni shurupin me shiringë, mundohuni t`ia jepni me anë të kapakut të shurupit apo me ndonjë lugëz. Si variantë e fundit le të jetë edhe biberoni i pastër por vetëm në rastet kur i jepni ilaç në formë pluhuri i cili tretet me ujë.
Çfarë nëse foshnja e pështynë apo e kthen ilaçin?
Nëse foshnja juaj e pështyn apo kthen ilaçin, dhe nëse ju duket që e ka kthyer tërë dozën menjëherë apo në kohën prej 5 gjer në 10 minuta, jepini përsëri tërë dozën e ilaçit. Nëse e kthen pas 20 minutash, mos ia jepni ilaçin përsëri, por gjithsesi duhet vërtetuar shkakun e pështyerjes, prandaj më së miri është që të konsultoheni me mjekun tuaj.
A duhet të konsultohem me mjekun sa herë që foshnjes time i jap ilaçe?
Dozimi ilaçit ndryshon mvarësisht nga pesha e foshnjes dhe mjeku do të ju përshkruajë sasinë e saktë e cila i nevojitet foshnjes. Ai do të ju tregojë saktësisht kohën dhe mënyrën e përdorimit të ilaçit të cilës duhet ti përmbaheni në mënyrë strikte.
Poashtu, gjithmonë lexoni udhëzimin që gjendet në paketim të ilaçit, dhe nëse keni diçka të pakjartë pyesni farmacistin apo pediatrin në mënyrë që ti sqaroni dyshimet.