Një ndër preokupimet kryesore të nënave shtatzëna është se cfarë veshje duhet të kenë gjatë shtatzënisë, dhe se cilat rroba janë më të përshtatshme për t’i veshur gjatë natës.
Sipas fizio terapuetues Katherine M. Sharkey, nuk ka ndonjë veshje të caktuar, prandaj ju mund të vishni çfarëdo që është e rehatshme për ju, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Veshjet mundësisht duhet të jenë të lirshme, dhe të kenë fibra natyrale që ju bënë të ndiheni sa më qetë.
Natyrisht, ka pizhame të bëra posaçërisht për maternitet. Nëse zgjidhni të merrni ndonjë prej tyre, atëherë shikoni për ndonjë që ju bëjnë edhe pas lindjes së fëmijës.
Nëse këmbët tuaja janë të ftohta gjatë natës, preferohet të vishni çorape, po ashtu me këto rroba ju ndiheni më mirë sidomos gjatë tremujorit të tretë. /Gazeta Shneta/