Parekovirusi ka rezultuar në më shumë se 200 raste të pranuara në spital që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Pjesë e këtyre pacientëve ishte edhe një foshnje, nëna e së cilës po pohon se i vogli i saj për pak sa nuk humbi jetën nga ky virus, derisa paralajmëron prindërit e tjerë për simptomat, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkaq, Gazeta Mjekësore e Australisë ka deklaruar se ky lloj virusi mund të përhapet nëpërmjet pështymës, mukusit, gëlbazës ose feçeve të njerëzve të infektuar.
Përderisa simptomat e këtij virusi, sipas saj, përcjellen me infeksione serioze, temperaturë të lartë, irritim, letargji, humbje të apetitit, kruarje, shpejtësi në frymëmarrje dhe diarrea.
Gazeta javore mjekësore gjithashtu ka theksuar se nuk ka ndonjë vaksinë apo trajtim të specifikuar për trajtim efektiv të parekovirusit. Trajtimi është kryesisht mbështetës dhe mund të përfshijë menaxhimin e ndërlikimeve që mund të sjellë ky virus.
“Higjiena e duhur është mënyra më e mirë preventive e këtij virusi”, shkruhet më tutje në artikullin e kësaj gazete./Gazeta Shneta/