Një grua në Maroko ka sjellë në jetë nëntë foshnje, dy më shumë sesa priste gjatë shtatzënisë.
Halima Cisse ka lindur pesë vajza dhe katër djem, dhe sipas mjekëve të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore pas lindje cezariane, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna kishte ardhur nga Mali në Maroko për të kryer lindjen, për shkak të kushteve më të sigurta për foshnjat në spital.
Ministri maroken i shëndetësisë Fanta Siby, ka konfirmuar gjendjen e mirë shëndetësore të foshnjave duke thënë se një rast i tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Ai ka thënë se foshnjat dhe nëna do të rikthehen në shtëpi pas disa javësh. /Gazeta Shneta/