Nëna Lumije Budakova ka lindur tre fëmijët e saj në datën e njëjtë, 19 nëntor, por në vite të ndryshme.
Vajza Antoneta ka lindur më 19 nëntor 2001, djali Auloni më 19 nëntor 2004 dhe i fundit Kledi më 19 nëntor 2007. Nëna ka treguar se Kledi për pak sa nuk ua ka prishur këtë rastësi të bukur pasi ka lindur në ora 23:55 të datës 19 nëntor.
Babai Naimi tregon se inicialet e emrave të fëmijëve të tij përfaqësojnë respektin që ai ka për partinë e Ramush Haradinajt, AAK. Ai ka thënë se sikur kjo parti të kishte edhe ndonjë shkronjë, ai do ta bënte edhe një fëmijë tjetër. /Gazeta Shneta/