Shukrije Shala, 39-vjeçe nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë kishte kryer vetëvrasje, duke qëlluar vetën me plumb në kokë. Ngjarja kishte ndodhur pak orë përpara se djali i saj t’i mbushte 7 vjet.
Shukrije Shala, 39-vjeçe nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë kishte kryer vetëvrasje, duke qëlluar vetën me plumb në kokë. Ngjarja kishte ndodhur pak orë përpara se djali i saj t’i mbushte 7 vjet.
E ndjera ka lënë pas tre fëmijë, më i madhi 16 vjeç ndërsa ai më i vogli 7-vjeç. Trupi i pajetë pritet që të varroset sot në orët e para të mbrëmjes në varrezat e fshatit Maxhuanj të Vushtrrisë, raporton Gazeta Express.
“Në momentin kur e ka kryer aktin ajo ka qenë vetë në dhomë. Kur i kemi dëgjuar krismat kemi shkuar lart dhe e kemi pa. Ajo vuante nga depresioni dhe ka qenë duke përdorur terapi”, tha kunati i së ndjerës për Express.
Familja ka tentuar që ta dërgojë të ndjerën te mjeku për t’i dhënë ndihmë, por ajo ka ndërruar jetë porsa ishte futur më mjetin e transportit për t’u dërguar në emergjencë.
Familjarët tregojnë edhe se të ndjerës, para më shumë se një viti, i kishte vdekur një foshnjë nëntëmuajshe. Nga ajo kohë ajo nuk ishte ndier mirë me shëndet.
“Një foshnjë 9-muajshe i ka vdekur para një viti. Gjendja ekonomike nuk është shumë e mirë. Armën ajo e ka gjetë në shpi”, thonë anëtarë të familjes.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në portalin Gazeta Express.