Nëna mendoi se ‘rrotullimi’ i gjuhës së foshnjes ishte vetëm një ves, por doli të ishte diçka tjetër

2017-04-26 në ora 16:11

Kur foshnja e kësaj mami vazhdonte të ‘rrotullonte’ gjuhën e tij, fillimisht mendonte se ishte një ves shumë i adhurueshëm që kishte marrë përgjatë rrugës. Por ajo nuk e dinte se rasti i foshnjës ishte në të vërtetë një simptomë treguese për të cilën po vuante nga një sëmundje e rrallë dhe fatale.

Tyler Hadley ka lindur me atrofi muskulare të llojit 1, e cila shtyen që muskujt e tij të bëhen të dobët dhe gjithashtu shkakton probleme me gëlltitjen shkruan HealthyMummy, transmeton Gazeta Shneta.

“Kur gjuha e tij filloi të rrotullohej, ne e konsideronim atë aq të bukur dhe qesharake sa nuk ishim në gjendje t’a kuptonim se fëmija jonë kishte simptomën e një sëmundje të rrallë” tregon ajo.

Tyler-i shpesh rrotullonte gjuhën e tij. Ai gjithashtu nuk arriti të përmbushë momentet kryesore të foshnjës, duke përfshirë uljen dhe rrokullisjen.

“Kur Tyler ishte pesë muajsh, i dhamë atij një ilaç për lehtësimin e dhimbjeve të foshnjës, pasi dyshonim se kishte dhimbje të llahtarshme, por atij në fakt kishte filluar t’i merrej fryma “, thotë Lisa.

Lisa dhe partneri i saj Louis Hadley, të cilët janë të vendosur në Britani të madhe, dërguan fëmijën e tyre në spital, dhe kur mjekët e kuptuan se diçka nuk kishte në rregull me Tyler-in.

Mjekët vunë re se si trupi i Tyler ishte i plogësht dhe e kuptuan se po përpiqej të gëlltiste, pastaj në atë moment ata filluan të dyshonin se ai po vuante nga atrofisë muskulare të tipit 1.

SMA i llojit 1 zakonisht diagnostikohet brenda gjashtë muajve të parë të jetës, dhe për fat të keq kjo është një nga format më të rënda të atrofisë muskulare që vjen me një normë të lartë të vdekshmërisë.

Sipas studimeve, një në 6,000 foshnje të lindura në botë janë të lindur me një SMA të llojit 1.

Falë mjekëve, fëmija është duke treguar shenja përmirësimi./Gazeta Shneta/