Shumica e prindërve i dërgojnë foshnjet e tyre në kopsht, kjo për shkak të dinamikës së jetës, dhe për këtë numri i kopshteve në shumë prej komunave të vendit janë shtuar.
Por, një nënë nga Peja, tregon një rast mjaft shokues, të disa fëmijëve që shoqëroheshin nga edukatoret dhe të cilat kishin kujdes minimal ndaj tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas nënës, Mevlyde Idrizi në qendër të Pejës, fëmijët luanin me qen të rrugëve, ku ekziston jo vetëm frika e kafshimit por edhe përhapjes së ndonjë virusi.
Ajo tregon edhe për një fëmijë që rrëzohet, ndërsa siç shprehet nëna, edukatoret apo kujdestaret e fëmijëve janë sjellur jo në mënyrën më të mirë, pasi ‘’ Ato gra iken duke qeshur dhe duke me perqeshur mua gjoja kush jam une dhe pse me intereson’’, shprehet nëna Mevlyde Idrizi.
Për më shumë, më poshtë gjeni postimin e saj të plotë në rrjetin social Facebook./Gazeta Shenta/