Ruzan Badalyan u bë një nga femrat më të urryera në botë, pasi i shoqi, Samuel Forrest tha se ajo e kishte vendosur përpara kushtit: Ose atë, ose beben.
Ruzan e lindi Leon në vendlindjen e saj, në Armeni.
Mamaja ka publikuar një deklaratë të gjatë për këtë histori.
Aty ajo thotë se ata të dy kishin rënë dakord se fëmija e tyre do kishte më shumë shanse në jetë nëse do rritej në vendlindjen e babait, në Zelandën e Re.
“Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte se nuk dua që fëmija im të jetojë në një vend ku dominojnë stereotipe të forta për njerëzit e sëmurë me sindromën down,” tha ajo, duke iu referuar Armenisë.
Ajo shton se e kuptoi këtë gjë menjëherë sapo bebja lindi, në sytë e mjekëve dhe të afërmve, që nisën ta ngushëllojnë.
“Por 21 janari ishte dita më e lumtur e jetës sime, pasi më në fund kisha lindur fëmijën që mezi e kisha pritur”.
“Ju nuk mund të imagjinoni momentin kur mjekët më thanë se fëmija ishte me sindromën daun dhe më pyetën nëse do e mbaja ose jo”.
Madje ajo akuzon se i shoqi nuk i ka qendruar pranë.
“Në momentet më të vështira të jetës sime, kur ai duhej të ishte pranë meje, nuk gjeja mbështetje prej tij. Ai thjesht u largua nga spitali dhe tha se do e merrte fëmijën me vete në Zelandën e Re”.
“Pa më dhënë asnjë opsion, ai nisi të qarkullonte historinë online, duke më akuzuar mua për diçka të pavërtetë”.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe i shoqi, Samuel, që thotë se e ka falur të shoqen dhe është gati që ta marrë edhe atë në Zelandën e Re.
Ai tha për Mirror se gjithmonë e ka adhuruar të shoqen dhe e kupton presionin që i vjen nga shoqëria në një vend si Armenia.
“Shpresoj që një ditë të gjithë të bashkohemi si familje në Zelandën e Re,” tha ai.
Një ditë më parë, Samuel akuzoi se e shoqja e kishte vendosur përara faktit: Ose beben, ose atë, duke i dorëzuar edhe letrat e divorcit.
Samuel tha se ai do e rrisë beben vetë.
Pas kësaj, pati një vërshim online. Mbi 180 mijë dollarë u mblodhën në ndihmë të tij nga donatorë të ndryshëm.
Babai i Leos tha se këto para do të shkojnë edhe për të financuar programe në Armeni, që do mbështesin prindërit me fëmijë me këtë sindromë.