Nëna e pesë fëmijëve ka paralajmëruar prindërit e tjerë të kenë kujdes për higjienën e karrocave të marketit, pasi djali i saj 10-muajsh u infektua nga bakteri salmonella dhe meningjiti vetëm për shkak të këtij objekti. 35-vjeçarja Vivienne Wardrop shkoi në marketin e lagjes për të blerë ushqime dhe mori edhe djalin e vogël me vete, të cilin e vendosi në karrocë.
Pas gati 24 orësh, djali i saj, Logan, filloi të kishte diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë. Gjendja u përkeqësua aq keq sa djalit filloi t’i dilte gjak.
Znj. Wardrop e kishte dërguar djalin tek një mjek, i cili i kishte thënë se është vetëm një virus.
Ditën tjetër gjendja u përkeqësua edhe më shumë, prandaj 35-vjeçarja vendosi ta çojë djalin në një qendër spitalore më të madhe. Rrahjet e tij të zemrës ishte 200 dhe 220 për minutë, ndërkohë që rrahjet normale janë 80-140 për minutë.
Pasi i kryen të gjitha analizat e nevojshme, djali u diagnostikua me adenovirus, rotavirus, salmonella dhe meningjit.
Adenovirusi është një infeksion që prek sistemin e frymëmarrjes, sytë, zorrët, traktin urinar dhe sistemin nervor, ndërsa rotavirusi shkakton gastroenterit. Djali u mbajt 8 ditë në kujdes intensiv.
“Nuk ka parë asnjëherë që një fëmijë të sëmuret kështu. Ai humbi 10% të peshës së trupit për vetëm tre ditë dhe filloi të fryhej sepse uji nuk shkonte tek qelizat. Ishte e tmerrshme!” tregon nëna e djalit.
Nëna e ndau historinë me miqtë e saj në Facebook për t’i paralajmëruar mbi rrezikun e përdorimit të karrocave të marketit për fëmijët.
“Dua vetëm të paralajmërojë prindërit që të mos përdorin ndenjëset për bebe tek karrocat e marketit pa i fshirë ose përdorur ndonjë batanije”, shkroi znj. Wardrop.