Një nënë nga Britania e Madhe, pësoi 13 humbje të shtatzanisë në 10 vjet. Laura Worsley tani po feston lindjen e foshnjës së saj, Ivy, e cila lindi vjeshtën e kaluar.
35 vjeçarja nga Kenilworth, në Mbretërinë e Bashkuar pësoi abortin e saj të parë në vitin 2008, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë dy viteve të ardhshme, ajo pësoi tre humbje të tjera të shtatzanisë. Ajo u diagnostifikua me antifosfolipid, një sëmundje autoimune që bën që gjaku të ngjitet më shumë dhe mund të rezultojë në abort dhe lindje të foshnjës, si dhe Intervillozit Kronik Histiocitik, një sëmundje e rrallë inflamatore e placentës.
“Nuk e di se si e përballova, të them të drejtën, Dave qëndroi i fortë me mua, por ku humbëm djemtë edhe ai u dorëzua. Humba vite të jetës time, thjeshtë menduam se nuk do të kemi më kurrë fëmijë”, tha ajo.
Në mars të 2018, ajo u trajtua me steroid që u përdorën për të shtypur sistemin e saj imunitar në mënyrë që shtatzania të përparonte përtej 24 javësh dhe ajo ngjizi natyrshëm për herë të 14-të.
Vajza e saj Ivy, lindi përmes lindjes me prerje cezariane me peshë vetëm 1 kile. Pas 11 javësh, Ivy mori dritën jeshile për të shkuar në shtëpi.
Worsley shprehu mirënjohjen e saj të cilën ajo po përjeton ende sot e kësaj dite.
“Edhe tani, 12 muaj, nuk mund të besoj se ajo është vjaza ime”, shtoi ajo. /GazetaShneta/
Për më shumë informata rreth shtatzanisë dhe komplikimeve gjatë shtatzanisë, klikoni KËTU