Nënat që po bëjnë këtë veprim në orët e para pas lindjes, po i shpëtojnë foshnjat nga vdekja

2018-08-04 në ora 14:46

Studimi, i lëshuar nga UNICEF dhe OBSH, gjithashtu pranon se nënat e reja kërkojnë mbështetje dhe udhëzime.

Për fillimin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, UNICEF dhe OBSH kanë lëshuar një raport që analizon përfitimet e foshnjave të sapolindura të ushqyerjes me gji në orët e para pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.

UNICEF raporton se ushqyerja me gji brenda orëve të para pas lindjes është “kritike për shpëtimin e jetës të së porsalindurit”, por jo më shumë se tre në pesë (rreth 78 milionë) foshnje në mbarë botën nuk i jepët mundësia.

Analiza e pesë studimeve nga katër vende zbuloi se foshnjat që filluan të ushqehen me gji nga dy deri në 23 orë pas lindjes kishin një rrezik 33% më të lartë të vdekjes krahasuar me ata që filluan të ushqehen me gji brenda një ore që nga lindja.

Në Tanzani, për shembull, vonimi i dhënies së gjirit për më shumë se një orë, foshnjat rrezikonin rritje të kollës dhe vështirësive të frymëmarrjes gjatë gjashtë muajve të parë të jetës. Vënia e foshnjave në gji inicion edhe kontaktin e lëkurës në lëkurë që i ndihmon atyre të rregullojnë temperaturën e trupit dhe i ekspozon ato në bakteret e dobishme, të pranishme në lëkurën e nënës së tyre. Këto baktere “të mira” ndihmojnë në ndërtimin e sistemit imun të foshnjave dhe sigurojnë mbrojtje nga sëmundjet infektive.

Përfitimet nuk ndalet vetëm tek foshnja. Me ushqyerjen me gji brenda orëve të para pas lindjes, nënat mund të përfitojnë nga kjo, ngase një veprim i tillë shkakton lirimin e hormonit prolaktin, i cili stimulon prodhimin e qumështit.

Studimet kanë treguar gjithashtu se ushqyerja me gji brenda orëve të para të jetës mund të zgjasë kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji, e cila është e dobishme për nënën dhe foshnjën./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.