Nëna shpërthen në lot derisa flet për 6 abortet në 8 vite (Video)

2017-04-12 në ora 07:34

Nancy Kerrigan  ka shpërthyer në lot kur filloi të fliste  për 6 abortet e saj brenda 8 viteve.

47-vjeçarja ishte duke folur me partnerin e saj Artem Chigvintsev në “Dancing With The Stars” dhe i tha atij se ajo dhe burri i saj donin më shumë fëmijë, pasi në jetë erdhi djali i tyre Matthew, në vitin 1997.

“Jo shumë kohë pasi Matthew erdhi në jetë, ne kemi kërkuar më shumë fëmijë, por kam pasur aborte. Ishte shumë e tmerrshme. Ju ndjeheni fajtore. Kjo më bën të ndjehem si e dështuar”, ka thënë Nancy.