Nëna shqiptare bënë diferencën, për 10 vite lind 8 fëmijë

2018-08-17 në ora 17:01

Edhe përse numri i lindjeve në vend ka rënë në mënyrë të madhe, por nëna Lulije Abiu nga Kukësi e martuar me bashkëshortin nga Dibra nuk kanë të ndalur.

Kjo pasi që ditë më parë në jetë erdhi edhe fëmija i tyre i tetë në spitalin e lindjeve në Lushnjë.

Ajo ka një djalë i cili gëzon shëndet të plotë ndërsa ai vije si vëllai i 4 djemve të tjerë si dhe i tre motrave. Ajo fëmijën e parë e lindi kur ishte vetëm 21 vjeç, dhe për një dekadë ata kanë tetë fëmijë.

Qëllimi i çiftit është që të bëjnë 10 fëmijë. “S’duhet të kesh frikë, se fëmija nesër të del krah”, thotë nëna. Familja jeton në Mërtish të Lushnjës derisa merren me blegtori dhe bujqësi.

Kujtojmë që në maternitetin e Lushnjës këtë vit numri i lindjeve është përgjysmuar në krahasim me një vit më pare; 517 lindje nga një mijë që kanë qenë në 2017./TCH/