Nëna shqiptare dhe burri i saj gjinekolog, vallëzojnë vetëm 10 minuta para lindjes
Lindja në të shumtën e rasteve konsiderohet shumë e dhimbshme, por kjo nënë shqiptare tenton të tregojë një imazh krejtësisht tjetër.
Është Diola Dosti-Baftiu e cila shihet së bashku me burrin e saj gjinekolog teksa vallëzojnë pak minuta para lindjes, derisa kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Shneta.
Diola tregon se ajo ka kryer 3 lindje natyrale, një në Tiranë dhe dy të tjera në Prishtinë, derisa ajo ka dalluar lindjen e fundit, për shkak siç thotë ajo ‘’kam qenë e emocionuar për ardhjen e bebit’’.
Ajo tregon se ka pasur një dietë ushqyese të mirëë gjatë shtatzënisë, pastaj ka bërë rregullisht yoga dhe ka kaluar kohë edhe duke medituar.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme./Gazeta Shneta/