Momenti i lindjes së bebes është një nga më të rëndësishmit për nënat.
Një nënë shqiptare ka vendosur që ta regjistrojë gjithë procesin e lindjes së saj natyrale.
Lona Selimi ka postuar një video në youtube ku filluar incizimin prej momentin kur niset për të shkuar në spital.
“Per cdo nene thesari i saj eshte femija,per mua thesari im eshte Aneli”, ka shkruar ajo në kanalin e saj në youtube, transmeton Gazeta Shneta.
Videoja sa e bukur aq edhe dramatike, shfaq nënën në sallën e lindjes duke përjetuar dhimbjet pak para ardhjes në jetë të fëmijës.
Me aq sa kuptohet nga pamjet, ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka marr pjesë në lindje dhe ka regjistruar momentet e lumtura.
Nga minuta e katërt mund të shihni përgatitjet e fundit për lindje dhe momentin ku nxirret foshnja dhe mjekët menjëherë e vendosin në gjoksin e nënës.
Shijoni këto pamje që Lona ka ndarë me publikun. /Gazeta Shneta/