Në grupin në Facebook, Familja dhe Shëndeti, një nënë e re kishte kërkuar për ndihmë pasiqë kishte pësuar një gjendje jo shumë të mirë pas lindjes. Ajo kishte bërë të gjitha analizat e mundshme dhe kontrollat dhe nuk po gjente problemin që kishte. Ajo e ndau pytjen dhe shqetësimin e saj me të ët, ndërsa përgjigjen sipas shqetësimit të saj j’a dha Dr. Valbona Hysenaj Miftari, Specializante e psikiatrisë dhe psikoterapisë në Zvicër.
Më poshtë keni pyetjen dhe përgjigjen e plotë
Pyetja e nënës…
“Te nderuar mjek psikolog neuropsikiater dhe ju qe keni pas rastin si timin a mund te me ndihmoni me pergjigje?
Un Kam Lind qe 6 muaj mbas lindjes perjetova depresionin , si dhe mbas lindjes Nuk e doja beben, Kisha ankth shummfrig nuk doja te takohesha me njerz, krejt koken e Kisha te trubulluar harroja shum , mendoja see PO qmendem , SE spi njoh njerzt prej kokes te trubulluarnje gjendje tmersisisht e keqe.
Kam beer analiza te gjitha me Kan Dal mire analizat e vitaminave gjanders tiroide anemis te gjitha.
Tash Pak jam me mire , bebushin tim e dua shum , takohem me njerz , PO perseri me ndodh te kem mendjen e trubulluar, dhe me leshoj trupi, fillon te me kapin sulme ankthi sidomos ne mengjes kur te zgjohem me Kap panik , qysh ka me Kaluditen edhe gjatdites kur duhet me Dal ndonjher diku me Kap panik, e di qe ktoJanveq mendime koti PO un nuk PO mundem me menagjusituaten, ndonjeherher pas here perdorilexilium 1.5 mg ju lutem a me tregoni qka me booqfar me perdor ose a ka pas dikush rast si timin kur kalon Apo SI kalon ju faleminderit…”
Pergjigjja e psikiatres
- Depresioni i paslindjes nuk është i rrallë dhe mund ta atakojë secilën grua pas lindjes. Simptomat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek ato më të rëndat dhe mund të zgjasin disa muaj. Përderisa disa përjetojnë vetëm luhatje humori, lodhje apo rraskapitje të tjerat e kanë të vështirë ti kryejnë punët e përditshme dhe të kujdesen për fëmijën dhe madje mund të kenë mendime shumë negative.
- E gjitha ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale pas lindjes, çka shpie në ulje të disponimit. Poashtu për shkak të mungesës së gjumit kualitativ, pra gjumit të çrregulluar natën, ditën ekziston tendenca për tu acaruar më lehtë, për të qarë më lehtë, pastaj frika nga rolit i ri me aq përgjegjësi si nënë, frika se mos nuk je e denjë ta kryesh këtë rol, shqetësimi për kilogramët e shtuar, pra paraqitja e jashtme mund të ndryshojë, shtimi i obligimeve etj.
- E rëndësishme ta dini: është një gjëndje e përkohshme dhe mund të kalojë plotësisht.
Ju lutem mos perdorni lexilium apo qetësues të tjerë sepse shkaktojnë varësi dhe pas një kohe i forcojnë më shumë simptomet e ankthit. Biseda me një psikolog apo psikiatër mund t’u ndihmojë shumë. Nëse mendoni që nuk mund ta menaxhoni pa medikamente atëherë vetëm barna kundër depresionit e jo sedativë-qetësues.
Bisedo me nënat tjera, shkëmbimi i përvojave ndihmon shumë për faktin që e kupton se nuk je e vetmja. Ndihma e bashkëshortit ose e të afërmëve është e domosdoshme, që të të ndihmojnë në punët e shtëpisë ose të të ndërrojnë nganjëherë tek fëmija derisa ti bën një sy gjumë ditën, apo edhe natën, në mënyrë që sa më parë të mundesh ti mbushësh bateritë e trupit me energji.
Së paku gjysmë ore në ditë mundohu ti përkushtohesh vetvetes qoftë me ecje në natyrë, lexim apo qëndrim para pasqyrës. Mos u demoralizo nëse nuk e realizon planin. Nesër është një ditë e re, nesër mund ta bësh këtë. Ti je e fortë, ti do ia dalësh!!!”
Dr. Valbona HysenajMiftari
Specializante e psikiatrisë dhe psikoterapisë në Zvicër
/ Gazeta Shneta