Para 12 viteve, mjekët i thanë asaj se shtatzënia ishte e rrezikshme jo vetëm për foshnjën e saj mirëpo edhe për vet atë.
Mirëpo, kjo grua pranoi të rrezikonte veten për të sjellë në jetë të voglën e saj, transmeton lajmi.net
Kjo është historia e çiftit Erik dhe Tami, të cilët dëshironin të kenë një fëmijë. Por kur Tami u testua, ajo u diagnostifikua me një gjendje e cila rrezikoi shtatzëninë e saj.
Por Tami, duke dashur që të ndjejë vetën si nënë, pranoi të gjitha rreziqet.
Operacioni ishte ende në zhvillim, kur mjekët e informuan Erikun që foshnja kishte lindur, por jeta e gruas ishte në rrezik. Por, një mrekulli ndodhi, dhe mjekët nuk kishin tashmë dyshim, se të dyja ishin në gjendje të mirë.
Tani Zoe është 12 vjeç dhe prindërit janë shumë të lumtur me vajzën e tyre. Ajo është në gjendje të mirë, njëjtë sikurse Tami, nëna e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=3DOrdP4H8SA