Nëna shtatzënë shërohet nga një sëmundje vdekjeprurëse, ilaç i kësaj sëmundje ishte fëmija që mbante në bark

2017-04-20 në ora 20:50

Një nënë është ‘shëruar’ nga një infeksion i rëndë bakterial që e la atë në dhimbje agonuese.

Celeste Clancy, 28 vjeç, nga Acworth i Gjeorgjisë, kontraktoi sëmundjen Lyme pasi u kafshua nga një rriqër gjatë një udhëtimi dy vite më parë shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Në rastin më të keq, sëmundja e la atë të paaftë për të ecur, duke shkaktuar dridhjet e saj të pakontrollueshme të trupit dhe spazma e muskujve.

Asnjë prej ilaçeve që asaj i ishin përshkruar nuk kishte ndonjë efekt pozitiv në lehtësimin e dhimbjes së saj.

Megjithatë, efektet anësore të tmerrshme u zhdukën plotësisht në Dhjetor, vetëm disa javë para se ajo të mësonte se ishte shtatzënë me djalin e saj.
Znj. Clancy thotë se konceptimi i shpëtoj jetën asaj, pasi mjekët besojnë se hormonet e saj të shtatzënisë po përballonin dëmet e shkaktuara nga sëmundja.

“Kam pasur simptoma që variojnë, si p.sh tringëllima në veshët, humbjet e menjëhershme e dëgjimit, dhimbje kronike, spazma të muskujve, mjegulla trurore, lodhje kronike, paaftësi për të dëgjuar dy fjalë rrokjeje dhe më shumë.”, theksoi ajo./Gazeta Shneta/