Është njëra ndër fatëkeqësit më të mëdha që zakonisht ndodhin—çorape të humbura, po ku shkojnë ato?
Një nënë e zgjuar ka ndarë zgjidhjen e çuditshme në një grup të nënave në Facebook, dhe tani po shkon virale gjithandej në botë, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Megsie Vincent ka vendosur një qese të madhe në pjesën e përparme të makinës së saj të larjes dhe të gjitha çorapet shkojnë atje.
Nuk ka më grumbuj çorapesh tek në fund të larjes së rrobave.
‘’Kjo qese kushton shumë lirë, vetëm disa dollarë dhe unë e kam bashkëngjitur tek makina larëse’’, tregon nëna.
Tani edhe fëmijët e dijnë se ku duhet t’i hedhin e ku t’i marrim çorapet e pista./Gazeta Shneta/