Nëna u vra në sulmin e Londrës, derisa po merrte fëmijën nga shkolla

2017-03-23 në ora 08:07

Është identifikuar edhe një nga viktimat e sulmit në Londër.

Ajo është Aysha Frade, një nënë që në kohën kur u sulmua ishte duke shkuar në shkollë për të marrë  fëmijën e saj.

Shtypi shkruan se Aysha Frade, 43 vjeçare, ishte betoneze nga Spanja.

Aysha raportohet se ishte mësuese e spanjishtes në një kolegj në Londër, që gjendet afër vendit ku ndodhi sulmi.

Ajo kur u sulmua për vdekje ishte në udhë e sipër për ta marrë fëmijën e saj 11 vjeçar nga shkolla.

Aysha është një nga katër të vrarët ditën e djeshme afër Parlamentit.

Terroristi më pas ishte qëlluar për vdekje nga një polic.