Nëna vendos ta sjellë në jetë fëmijën pa tru për një arsye shumë të ndjeshme (Foto)

2017-04-05 në ora 14:33

Një qift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur ta sjell në jetë fëmijën e tyre, edhe pse mjekët i paralajmëruan se do të lind pa tru.

Royce Young dhe bashkëshortja e tij Keri Young, janë duke pranuar ta sjellin në jetë një fëmijë pa një organ vital, siç është truri për shkaqe bamirësie.

kery-jong-640x442

Ata kanë menduar që pas lindjes fëmija që ata e kanë emëruar Eva, do t’i dhurojë organet e tjera të shëndetshme që ka për fëmijët e sëmurë, transmeton Gazeta Metro

15492405_10104630283576487_9137744022375660747_n-640x449

Royce e ka treguar historinë nëpërmjet një postimi në Facebook :-“E bëmë zgjedhjen tonë, për të lindur Evën. Ajo do të dhurojë organet e saj. Nuk po ua themi këtë që të bëhemi të njohur, apo për t’u ndjerë të mëdhenj”, ka shkruar babai i fëmijës së pa lindur.