Maggie Sillero ishte 28 javë shtatzënë kur zbuloi se kishte koronavirus.
Nëna nga Teksasi ishte asimptomatike, edhe pse duhej të ishe e frikësuar, ajo tha që nuk shqetësohej sepse e dinte që ishte në duar të shkëlqyera me mjekët dhe infermierët e saj shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Foshnjat e saj, një vajzë dhe dy djem, janë duke bërë më mirë. Ajo ka arritur të sjellë në shtëpi vajzën e saj ndërsa djemtë mund të jenë në gjendje të largohen nga spitali qysh nesër.
“Ne jemi të entuziazmuar që do i kemi ata në shtëpi, më në fund të gjithë do të ribashkohen dhe këtë më në fund do ta quajmë ‘shtëpi e ëmbëla shtëpi,” tha nëna Sillero në “NewsDay” të CNN.
Midis kohës kur ajo testoi pozitive dhe kur lindi, ajo u izolua nga pjesa tjetër e familjes së saj për një muaj për sigurinë e të gjithëve. Ajo tha se ishte lehtësuar kur kishte marrë dy teste negative Covid-19 para lindjes. /Gazeta Shneta/