‘’Ishte me të vërtetë e frikshme, kur çdo njëri më merrte në telefon mirëpo nuk mund t’u hapja telefonin sepse isha shumë e lodhur’’, fillon rrëfimin nëna.
Angel Taylor jeton në Zeland të Re dhe kishte shkuar në një festë që ishte organizuar nga familja e gjerë, ndërsa vajzën e lë në përkujdesje të një të afërmi.
Ndërsa nëna që ishte në jug të Sidneit u zgjua në mëngjes dhe ishte gati të nisej për në shtëpi, kur papritmas Facebooku për pak se nuk i mori jetën.
Sytë e saj ishin ngulitur të hutuar tek një fotografi e një vajzës që ishte në kërkim nga Policia.
Lily ishte zhdukur.
“Sapo të gjithë e panë që isha e kyqur në Messenger, atëherë filluan pa pushim telefonatat, mirëpo rrjeti i mbingarkua dhe nuk munda t’i përgjigjem askujt’’ thotë kjo nënë për BlackTown Advocate, transmeton Gazeta Shneta.
Përderisa ashtu me stres të madh ajo u drejtua për në aeroport, mirëpo fatmirësisht vajza e saj ishte gjetur shëndosh e mirë, dhe kjo falë instinktit të një panjohuri.
Ndërsa nëna thotë se “jam shumë e lumtur që ajo është sërish në shtëpi dhe për këtë jam shumë e lumtur”./Gazeta Shneta/