Nënat dhe vajzat – dashuria që ngroh

2017-03-24 në ora 19:07

Tek vajzat, roli i nënës është i rëndësishëm në identifikimin me seksin e tyre dhe me rolin e gruas të cilin do e kenë.

Marrëdhënia nënë me vajzë, është e veçantë dhe e ndryshme, e mbushur me dashuri, e formësuar me emocione dhe vlera të cilat nuk jemi në gjendje që t`i përshkruajmë. Kur të ketë kaluar kjo lidhje përmes fazave të ndryshme, ashtu edhe dashuria në të ka forma të ndryshme.

Zakonisht nënat janë shembulli i parë dhe më i madh gjatë fëmijërisë për vajzat, kur hyjnë tinëzisht në dollapin e nënës, veshin fustanet e nënës, bëjnë grimin, vendosin aksesorët dhe veshin këpucët e nënës me take të larta, duke qëndruar para pasqyrës.

Kjo sjellje zakonisht zgjat gjer në pubertet, kur zakonisht fillojnë konfliktet dhe zënkat e para, gjegjësisht kur vajzat flasin më pak, ndërsa nënat fillojnë me “bezdisjet” e tyre. Dhe kur të ketë kaluar kjo fazë, zakonisht rreth moshës 20 vjeçare, fillon faza e pajtimit, dashurisë së ngrohtë, përkrahjes dhe besimit të ndërsjellë.

Image result for mother and daughter

Megjithatë, pa marrë parasysh përmes cilësdo fazë që kalon kjo marrëdhënie, krahas konfikteve të panumërta, lidhja në mes të nënës dhe vajzës, me kalimin e viteve bëhet më e fortë dhe më intenzive. Dhe ajo që e bën më të veçantë këtë dashuri, këtë lidhje të fortë në mes të nënës dhe vajzës, këtë admirim të ndërsjellë, janë pikërisht pajtimet dhe bashkimet.

Në kulturën tonë më shumë u kushtohet vëmendje marrëdhënieve nënë – bir dhe baba – vajzë, ndërsa mendojmë që marrëdhënia në mes të nënës dhe vajzës neglizhohet padrejtësisht për shkak se pikërisht ajo është burim i problemeve të mëdha apo kënaqësive të mëdha.

Nëna është figura e parë e rëndësishme dhe përgjegjëse për pranim të vetvetes, të tjerëve, dhe të botës rreth nesh. Tek vajzat, roli i nënës është i rëndësishëm në identifikimin me seksin e tyre dhe formimin e rolit të gruas që do të pranojnë.

Gjatë edukimit, nëna me lëvdata vërteton sjelljet që dëshiron ti ketë vajza e saj, ndërsa me kritika eliminon ato të padëshirueshmet. Në këtë mënyrë, si dhe me shembullin e saj, ajo formon identitetin e vajzës së saj. Mesazhet që i dërgon në formë të lëvdatave apo kritikave janë shumë të rëndësishme gjatë tërë jetës së vajzës.

Në rrethinën tonë, lëvdatat janë më të pakta se sa kritikat fatkeqsisht, dhe për këtë tek fëmijët krijohet pasiguria dhe pasqyra e keqe për vetveten. Prandaj do të duhej që, nënat më shumë të lëvdojnë, si dhe ti pranojnë sjelljet që dallojnë nga të tyret, sepse në atë mënyrë do ti ndihmojnë vajzave të tyre të ndihen më të sigurta.