Nënat e sotme janë më dembele në krahasim me ato të dikurshmet

2017-02-26 në ora 21:51

Nënat e sotme bëjnë një jetë shumë më joaktive sesa ato të mëparshmet. Pse, vallë?

Grupe studiuesish të Universitetit të Karolinës së Jugut, Teksas, SHBA, të Montclair State, SHBA dhe të Queensland-it, Australi, kanë dalë në përfundimin se nënat e sotme qëndrojnë më shumë kohë përpara ekranit dhe ushtrojnë më pak aktivitet fizik se nënat e 45 vjetëve më parë. Më konkretisht, nënat e sotme harxhojnë 200 kalori më pak në ditë se nënat e brezave të shkuar.

Me fjalë të tjera, për të pasur trup të ngjashëm me atë të viteve ’60, nënat e sotme duhet ta ulin racionin e tyre me 200 kalori.

Në studimin e botuar në revistën shkencore Mayo Clinic Proceedings, bëhet një bilanc krahasues i aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës (përgatitja e ngrënies, punët e shtëpisë, sporti, koha e kaluar përpara televizorit…) midis vitit 1965 dhe vitit 2010.

Rezulton se nënat me fëmijë të vegjël kryejnë 14 orë më pak aktivitet fizik në javë se ato të viteve ’60. Aktiviteti fizik ka zbritur nga 44 orë në javë në vitin 1965 në 30 orë në javë në vitin 2010.

Ndërsa nënat me fëmijë më të rritur kanë një diferencë prej 11 orësh. Sipas studiuesve, ky është një lajm i keq për brezat e ardhshëm, pasi jeta joaktive e nënave mund të transmetohet tek fëmijët.

Me kalimin e viteve, nënat janë bërë më pak aktive fizikisht, më joaktive dhe obeze, Ato i ekspozojnë fëmijët e tyre në një rrezik më të madh inaktiviteti dhe sëmundjesh kronike, si obeziteti dhe diabeti.