Disa gra gjidhënëse kanë nevojë për përdorimin e barnave si trajtim mjekësor për shkaqe të ndryshme.
Edhe pse shumica e ilaçeve janë të sigurta, disa mund të ndikojnë në qumështin tuaj dhe varësisht nga lloji i medikamenteve konsultohuni me mjekun tuaj, shkruan Babycenter, transmeton Gazeta Shneta.
Ky informacion është mbledh nga Dr.Philip Anderson nga Libraria Kombëtare Amerikane, dhe poashtu funksionon edhe si shërbim online.
Efekti që sjellin barnat dallon varësisht prej llojit,dozës dhe mënyrës së marrjes së atij medikamenti.
Ndërsa dëmet që mund të jenë për fëmijët manifestohen në forma të ndryshme, si: diarre, të vjella, apo edhe pagjumësi.
Derisa në anën tjetër mund që edhe qumështi juaj të jetë në sasi më të vogël. /Gazeta Shneta/