Sasia e lartë e yndyrnave dhe sheqerit mund të rrezikojë në masë të madhe foshnjën tuaj gjatë periudhës së shtatzënisë.
Çrregullimet në zemër janë prezente për të gjitha ato nëna që konsumojnë ushqime jo të shëndetshme para dhe gjatë shtatzënisë, kështu sygjeron studimi i realizuar në minj, derisa këto probleme mund të trashëgohen deri në gjeneratën e tretë.
Përveç ushqimit, mbajtja e një peshe standarde gjatë shtatzënisë është me shumë rëndësi për shkak se obeziteti luan rolin kryesor me problemet në zemër.
“Janë vërejtur disa ndryshime në zemrën e foshnjave vajza dhe djem, të cilat ende nuk kanë një shpjegim, kështu që studimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e përgjigjeve të këtyre dilemave”, tha Dr. Abhinav Diwan, profesor në fakultetin e mjekësisë ne Universitetin e Washingtonit.
Pyetja me e rëndësishme, që mund të bëhet tani nga njerëzit është : “Çfarë do të ndodhë nëse gjyshja imë ka qenë obeze?”, thotë Dr. Ferey.
“Ne kemi nevojë të zhvillojmë studime të tjera derisa të jetë e mundur që të bëhet rikthimi i këtyre defekteve mitokondriale që janë përgjegjëse për trashëgimi, mirëpo në përgjithësi nënat duhet të jenë të vetëdijshme që një dietë e shëndetshme gjatë shtatzënisë është gjithmonë shumë e rëndësishme për shëndetin e foshnjave”./Express/