Qumështi i nënës me lindje të parakohshme ka sasi të ndryshme të mikroNRNA se ato të nënave me foshnje të lindura në afat, të cilat mund të ndihmojnë foshnjat e parakohshme të arrijnë rritjen dhe zhvillimin, sipas studiuesve.
Foshnjet e lindura para kohe janë në rrezik për një sërë problemesh, përfshirë dështimin për të lulëzuar dhe vonesat neuro-zhvillimore, transmeton Gazeta Shneta.
Ata gjithashtu kanë tendencë që të lindin me një peshë më të ulët se foshnjat me afat.
Për shkak të këtyre gjendjeve shëndetësore, foshnjat e parakohshme kanë nevoja më të ndryshme ushqyese sesa foshnjat e lindura në afat.
Mirëpo, studimi tregon se të ushqyerit me gji e këtyre foshnjave iu ndihmon me akumulimin e yndyrës, gjë që të cilën nuk e kanë të zhvilluar foshnjat me lindje të parakohshme.
Hulumtuesit thanë se studimi ndihmon në zgjerimin e njohurive për përfitime të shumta ushqyese dhe mund të përshtatet me nevojat individuale të foshnjave./Gazeta Shneta