Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë hekur në dietën tuaj është thelbësore gjatë shtatzënisë.
Jo vetëm që, trupi juaj ka nevojë të bëjë gjak shtesë për të ndihmuar në sigurimin e placentës me të gjithë lëndët ushqyese që duhet të rritet, gjithashtu duhet hekur për të ndihmuar në parandalimin e kushteve shëndetësore që mund të ndikojnë negativisht tek ju dhe foshnja shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta
Si të merrni hekurin që ju nevojitet për të parandaluar aneminë gjatë shtatzënisë?!
Rekomandimet e Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) thonë që gratë shtatzëna kanë nevojë për dyfishin e sasisë së hekurit që i nevojitet një gruaje jo-shtatzënë në mënyrë që ta dërgoj oksigjenin tek fetusi.
Sipas Dr. Cantor, hekuri është kaq i rëndësishëm gjatë shtatzënisë për arsyet e mëposhtme:
-Përmirësimi i anemisë para lindjes së foshnjës është shumë e rëndësishme për të kompensuar humbjen e pritshme të gjakut gjatë një lindjeje normale;
-Anemia para lindjes është një faktor rreziku për të pasur nevojë për një transfuzion gjaku;
-Ekziston një lidhje mes anemisë dhe peshës së ulët, lindjes së parakohshme, pre-eklampsisë. Lindja e parakohshme dhe pesha e ulët mund të rrisin rrezikun që fëmija juaj të ketë probleme zhvillimi gjatë lindjes dhe gjatë fëmijërisë;
-Ushqyerja me gji mund të jetë më e vështirë gjatë anemisë./GazetaShneta/