Nënkryetari i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli, ka deklaruar se kjo komunë ka pranuar 1 mijë vaksina Astra Zeneca, por sipas tij një pjesë e mjekëve po hezitojnë të vaksinohen.
Ismajli ka deklaruar se deri më tani janë vaksinuar 360 mjekëve dhe staf tjetër mjekësorë, ndërsa sipas tij një pjesë tjetër nuk ka shprehur gatishmëri dhe vullnet për t’u vaksinuar.
“Nëse mjekët nuk kanë pranuar të vaksinohen nuk e di se si do të pranojnë qytetarët”, ka thënë ai në KTV.
Ismajli ka bërë të ditur se aktualisht në këtë komunë janë 750 raste aktive me koronavirus.