Gjyshja është personi që të jep më shumë këshilla dhe ti gjithmonë ke besim se ajo di çdo gjë. Kur bëhesh nënë për herë të parë, ke shumë pasiguri dhe pyet shumë njerëz për një sërë gjërat që të duken të rëndësishme në rritjen e bebit.
Gjyshja sigurisht që me njohuritë e saj të këshillon sesi ajo ka vepruar me fëmijët e saj. Mirëpo, kohët kanë ndryshuar dhe këshillat e gjyshet mund të jenë në ditët e sotme paksa të rrezikshme. Prandaj përmes këtij artikulli, ju do të mësoni se çfarë është më e mira për fëmijën tuaj dhe çfarë keni bërë gabim deri tani.
Qumështi i kafshëve është më i mirë se qumështi me formulë
Njerëzit mendojnë se qumështi me formulë përmban supstanca të dëmshme prandaj preferojnë qumështin e kafshëve. Por doktorët janë të sigurt se qumështi me formulë është ideali, madje ata tregojnë se qumështi i kafshëve është i rrezikshëm. Fëmijët mund të jenë alergjik ndaj qumështit të kafshëve dhe ky qumësht mund t’i irritojë ata.
Filloji ushqimin sa më shpejt të jetë e mundur
Prindërit e rinj dëgjojnë vërdallë se duhet t’i nisësh ushqimin fëmijëve kur ata janë 3 ose 4 muajsh. Por mjekët nuk mendojnë se kjo është një këshillë e mirë. Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit, fëmijëve duhet t’ju niset ushqimi kur ata mbushin 6 muaj.
Fëmija duhet të ketë qetësi absolute kur fle
Është e vështirë të flesh kur ka zhurma. Mirëpo, kur vjen puna tek fëmijët, zhurma i ndihmon ata për të fjetur më mirë. Ka vetëm një gjë që duhet të keni parasysh; zhurma duhet të jetë konstante, mos të bëhet më e lartë pasi fëmijët tremben.
Të ushqesh bebin me orar
Gjyshët, por edhe disa mjekë, rekomandojnë që të ndjekësh një orar të caktuar për të ushqyer bebin. Mirëpo, kjo metodë në ditët e sotme e lodh nënën edhe fëmijën. Pediatrët mendojnë se duhet ta ushqesh bebin sipas kërkesave të tij dhe jo sipas një orari të caktuar.
Fëmijët duhet të flenë në stomak
Gjyshet sugjerojnë që prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët të flenë përmbys, pra në stomak. Mirëpo, mjekët kanë zbuluar se kjo më e rrezikshme sesa të flesh në shpinë, pasi kjo mënyrë e të fjeturit ju shkakton bebeve pengesë në rrugët e frymarrjeve. Mjekët rekomandojnë se fëmijët duhet të flenë në shpinë dhe të kthejnë kokën në njërën anë.
Në krevatin e bebit duhet të ketë gjithmonë një jastëk dhe batanije
Gjyshet sugjerojnë gjithmonë që bebet të mbulohen, mirëpo sipas pediatreve, jastëkët, lodrat dhe batanijet krijojnë asfiksi tek fëmijët. Nëse ambjenti është paksa i ftohtë më miri është t’i vishni bebes një palë pizhama të ngrohta, sesa t’i mbuloni.
Lidhja e fëmijës është e gabuar
Në të kaluarën, lidhja e fëmijës bëhej që ai/ajo të kishte këmbë të drejta dhe që të flinte sa më shpejt. Në ditët e sotme pediatrët tregojnë se është totalisht e gabuar të lidhësh fëmijën pasi i shkakton atij dhimbje në këmbë dhe fëmija nuk rehatohet për të fjetur.
Për të qetësuar fëmijën duhet t’i japësh diçka të ëmbël
Shumë gjyshe rekomandojnë që ta lyesh çuçon në mjaltë në mënyrë që fëmija të pushojë së qari. Por pediatrët janë kundër kësaj metode. Produktet e ëmbla janë alergjike dhe ju nuk e dini asnjëherë sesi do të reagojë fëmija juaj ndaj tyre.
Fëmija duhet të qëndrojë në një dhomë sa më të ngrohtë
Kjo gjë është e gabuar, pasi nxehtësia e madhe ju bën dëm fëmijëve. Më mirë një afër pak më i ftohtë në mënyrë që fëmija të marrë frymë lehtësisht.