Marrja e kontraceptivëve të lindjes në mënyrë të çrreglltë, heqja e kondomit pa kujdes dhe mospërputhjet e tjera me metoda kontraceptive rrisin në mënyrë drastike shanset tuaja për të mbetur shtatzënë.
Një listë e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), zbulon se sa ju mbron çdo kontraceptiv kur nuk e përdorni në mënyrë përfekte, transmeton Gazeta Shneta.
Efekti i metodave kontraceptive
Spermicidi
Duke e aplikuar atë në mënyrë të duhur, shanset për të mbetur shtatzënë janë 18%, një shifër që shkon në 29% nëse nuk e përdorni ashtu siç udhëzohet në paketë.
Diafragma
Diafragma jep një shans prej 6% për të mbetur shtatzënë nëse përdoret në mënyrën e duhur, e cila përfshinë pozicionin e saj. Duke e përdorur atë në mënyrë të gabuar, shanset shkojnë deri në 16%.
Prezervativi i meshkujve
Duke përdorur në mënyrë të duhur shanset për të mbetur shtatzënë janë vetëm 2%. Por, shkon deri në 15% nëse nuk e vendosni si duhet.
Prezervativi i femrave
Versioni femëror i prezervativit parandalon 95% të shtatzanive por nëse përdoret gabimisht bie në 79%.
Pilulat
Nëse harroni për të marrë pilulën rrisni shanset tuaja për të mbetur shtatzënë nga 0.3% në 8%./GazetaShneta/