Nga “gishtërinjtë Covid” deri te humbja e nuhatjes dhe shijes, koronavirusi i ri njihet për grupin e simptomave të çuditshme.
Por ende më pak të çuditshme është edhe “gjuha Covid”, një spektër simptomash të veçanta orale që në raste të rralla rezultojnë nga virusi, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Tim Spector, një profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër, kohët e fundit shkroi në Twitter për të theksuar simptomat delikate, të cilat ai thotë se duhet të konsiderohen flamuj të kuq të mundshëm për rastet me Covid.
Siç shpjegon epidemiologu, shenjat e gjuhës Covid mund të përfshijnë ënjtje, ulçera, një skuqje të dhimbshme, ‘dhëmbëzime të djegura” në anët e gjuhës ose një “shtresë me gëzof” të bardhë ose të verdhë në gjuhë që nuk rregullohet me larje.
Duke parë një numër në rritje të simptomave orale dhe ulçerave të çuditshme në gojë, profesor Spector paralajmëroi ato në rrjetin social Twitter me 13 janarit.
“Nëse keni një simptomë të çuditshme apo edhe thjesht dhimbje koke dhe lodhje qëndroni në shtëpi!”
Megjithëse ai vlerëson se gjuha Covid është relativisht e rrallë, duke prekur afërsisht një në 500 pacientë me Covid, profesor Spector thotë se çdo simptomë e çuditshme duhet të trajtohet me kujdes.
Këto paraqitje të rralla të virusit, theksojnë sesa të gjera mund të jenë simptomat e Covidit – një fakt që mund t’i inkurajojë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi edhe në mungesë të simptomave më tipike të Covidit të tilla si kolla ose ethet. /Gazeta Shneta/