Nëse djali apo vajza juaj ka shprehi shmangien e mëngjesit, kjo gjë nuk është fare në rregull!
Pas kësaj shprehie, ai apo ajo do të humbasë shumë shpejt sasinë e nevojshme të materieve ushqyese dhe esenciale për rritjen dhe zhvillimin e tij/saj, paralajmëroj studiuesit.
Kërkimet shkencore kanë prezentuar se 31.5% e fëmijëve që shmangin racionin e mëngjesit nuk arrinin të marrin as nivelin më të ulët të hekurit, të nevojshëm për organizëm. Derisa, 19% e tyre nuk kishin kalcium mjaftueshëm në sistem.
Në anën tjetër, fëmijët që hanin racionin e mëngjesit çdo ditë, kishin sasinë kyqe të materieve ushqyese në organizëm, aq sa është e nevojshme për zhvillimin e materialit gjenetik, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Ky studim i publikuar në të përditshmen, British Journal of Nutrition, paralajmëron prindërit në gjithë botën që të insistojnë me çdo kusht që racioni i mëngjesit i fëmijës të mos shmanget, pasi që zhvillimi i gjithë organizmit do të ngelet i papërfunduar. /Gazeta Shneta/