Midis uljes së temperaturave, ditëve më të shkurtra dhe stresit të pushimeve që përzihen me një pandemi, ne e marrim normale lodhjen në kohën e fundit.
Në modën klasike 2020, nëse nuk mund t’i mbani sytë hapur, mendja juaj ndoshta ecën drejt supozimit nëse keni Covid, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Megjithëse lodhja është një nga simptomat e zakonshme të virusit, ajo mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjeve të ndryshme të tjera që gjithashtu mund të kenë nevojë për kujdes mjekësor.
Për të lehtësuar mendjen tuaj dhe për t’ju ndihmuar të kuptoni nëse është koha për të bërë një test Covid, mjekët thonë se ka disa gjëra kryesore për të parë.
– Fjetja dhe gjumi i tepërt nuk ju ndihmojnë në marrjen e energjisë:
Para se të deshifroni nëse lodhja juaj është një simptomë e Covidit, së pari duhet të identifikoni nëse është lodhje e vërtetë apo thjesht përgjumje.
“Nëse lodhja juaj vjen nga përgjumja, atëherë rënia në gjumë kryesisht do t’ju bëjë të ndiheni më mirë”, thotë mjekja e mjekësisë familjare Dr. Abisola Olulade.
“Njerëzit që kanë lodhje shpesh nuk do të ndihen më mirë edhe pas gjumit”. Nëse bërja e disa netëve radhazi të gjumit të fortë nuk e përmirëson lodhjen tuaj, mund të jetë koha të kërkoni një test Covid.
– Lodhja juaj erdhi papritur:
Nëse jeni lodhur në mënyrë progresive më shumë kohët e fundit, ndoshta nuk ka të bëjë me Covidin.
“Shumica e shkaqeve të lodhjes që nuk lidhen me Covid ndodhin në mënyrë kronike me kalimin e kohës thotë Dr. Olulade.
“Në mënyrë tipike, me Covid, kjo do të ndodhë papritmas”. Pra, nëse e keni ndjerë lodhjen e tepërt të shfaqet papritmas, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
– Keni simptoma të tjera të zakonshme të Covidit:
Pa shfaqjen e simptomave të tjera të Covidit, nuk ka gjasa që lodhja juaj të ketë lidhje me virusin.
“Është e pazakontë të kesh lodhje si një simptomë e vetme për Covidin edhe pse sigurisht që nuk është e pamundur”, thotë Dr. Olulade.
Mjeku dhe kirurgu i veshit, hundës dhe fytit Dr. Gan Eng Cern, shton se “lodhja juaj do të jetë një arsye për shqetësim nëse plotësohet me simptoma të tjera të tilla si kollitja, humbja e shijes, erës dhe gulçimit”.
– Ju keni udhëtuar ose keni qenë rreth e rrotull me shumë njerëz:
Ka një mundësi më të lartë që lodhja juaj të jetë simptomë Covidi “nëse kohët e fundit keni qenë në prani të shumë njerëzve të tjerë ose keni udhëtuar në një pikë të nxehtë Covidi, shpjegon Dr. Gan.
Bëni një inventar të shpejtë se kë keni parë dhe ku keni qenë kohët e fundit për të vlerësuar gjasat e prekjes nga virusi. /Gazeta Shneta/