Në atë që po flitet të jetë një nga arritjet më të mëdha moderne të shkencës, duket se një vaksinë e suksesshme për Covid-19, po afrohet së shpejti, pas njoftimeve të Pfizer dhe Moderna që provat e përhapura kishin sugjeruar efektivitetin e 90 përqind dhe 94.5 përqind.
CDC do të përcaktojë se kush e merr vaksinën së pari shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
“Afati kohor i marrjes së dozave në shishka dhe i disponueshëm për vaksinimin do të jetë një proces i graduar,” tha Dr. Anthony Fauci, duke theksuar se procesi “përcaktohet nga një komitet këshillimor dhe në fund të fundit nga CDC”.
Mësuesit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor do të jenë në grupin e hershëm.
Sipas Dr. Fauci, punonjësve të kujdesit shëndetësor, ofruesve të kujdesit për fëmijët dhe mësuesve ka të ngjarë që së pari të kenë akses në vaksinën, poashtu edhe ata që janë me rrezik të lartë për shkak të sëmundjeve dhe njerëzit që janë figura të shquara në SHBA.
Ndërsa personave 25-30 vjeçar pa ndonjë gjendje shëndetësore që përndryshe janë të shëndetshëm – kanë të ngjarë të jenë personat e fundit që marrin vaksinën, tha Dr. Fauci.
Njerëzit e parë do të vaksinohen muajin tjetër, ndërsa shumica do të vaksinohen nga mesi i vitit 2021. /Gazeta Shneta/