Janë të pakëta gjërat të cilat mund të freskojnë organizmin më shumë sesa një gotë e madhe uji i ftohtë. Të gjithë besojmë se nganjëherë një gotë ujë mund të plotësoj nevojat tona më shumë sesa pijet e gazuara apo kafja. Megjithëatë, shumica nga ne nuk pijmë ujë mjaftueshëm gjatë ditës.
Duke ia cënuar vetes materien më ushqyese dhe natyrale, e cila është uji, në i shkaktojmë dëme të mëdha trupit. Nëse jeni pjesë e këtij grupi të njerëzve, iu rekomandojmë të pini një gotë ujë menjëherë!
Çfarë ndodhë nëse nuk pini mjaftueshëm ujë në përditshmëri?
- Sëmundje të shpeshta, dhe më të gjata se zakonisht.
- Dhimbje të eshtrave të trupit dhe muskujve.
- Tharja e lëkurës si pasojë e dehidratimit.
- Tharja e syve
- Tharja e gojës
- Probleme me traktin digjestiv apo tretës
- Marrje mendësh/turbulencë. /Gazeta Shneta/