Të jesh prind është gjëja më e bukur në botë, aq sa edhe e vështirë, sidomos kur fëmijët janë të vegjël.
Kjo pasi ata e kanë të pamundur të tregojnë për problemet e tyre shëndetësore, dhe këto të fundit mund të dallohen përmes shenjave në trup, apo edhe elementëve të tjerë.
Por ka disa shenja dalluese, të cilat nëse shfaqen te fëmijët tuaj duhet të shkoni menjëherë të mjeku.
Ja disa prej tyre:
1. Rritja e ndonjë nishani
Nëse ndonjë shenjë asimetrike, me ngjyrë të pazakonshme ose e madhe (më shumë se 6mm) paraqitet në trup, ose një nishan ekzistues fillon të rritet, këto janë shenja se fëmijën tuaj duhet ta dërgoni tek ndonjë mjek.
2. Rënia e flokëve
Burimi i këtij problemi është, me shumë gjasë, i fshehur brenda në trup. Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave. Për ta gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme ta dërgoni fëmijën te ndonjë pediatër.
3. Ndryshim në sjellje dhe humor
Një rënie e papritur apetiti, probleme me gjumë ose rënie në lëvizje janë arsye të rëndësishme për ta çuar tek mjeku.
4. Rritje të madhësisë së kokës
Fontanella është absolutisht normale për foshnjat. Ajo mbyllet me kohë, por nuk duhet të rritet – të bëhet më e madhe. Nëse ndodh, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.
5. Dëgjim i dobësuar
Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim. Kjo duhet të kontrollohet menjëherë tek ndonjë mjek, transmeton Gazeta Express.
6. Etje e vazhdueshme
Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.
7. Gërhimë të zhurmshme
Gërhima e qetë nuk është shenjë e rrezikshme. Megjithatë, gërhima e zhurmshme mund të jetë tregues i probleme me frymëmarrje. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni.