Në bazë të një studimi që prezantoi Pediatric Academic Societies meeting në San Francisco, tregohet se fëmijët të cilët kalojnë më shumë kohë para ekranit rrezikojnë të kenë vonesa në të folur.
Sipas këtij studimi nëse një fëmijë kalon mesatarisht 30 minuta para ekraneve të telefonëve, tabletëve e paisjeve tjera teknologjike rrezikon që vonesa në të folur t’i shfaqet për 50%.
Për të bërë këtë studim ata kanë marrë si mostër 894 fëmijë të moshave 6 muajsh deri në 2 vjeç në Toronto për një periudhë 3 vjeçare.
Autorja e studimit Catherine Birken, ka thënë pavarësisht rekomandimeve fëmijët nuk ka ndonjë kontroll të veçantë për fëmijët se sa kohë duhet të shpenzojnë në këtë mjete.
Ajo përkrah rekomandimet të American Academy of Pediatrics që të ndalohet përdorimi i tyre nën moshën 18 muajshe./21Media