‘Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve’ vazhdojnë të rishikojnë ndryshimet e mundshme në rekomandimet e saj për publikun e gjerë në lidhje me maska për fytyrën.
Ndërkohë, Kirurgu i përgjithshëm amerikan, Dr Jerome Adams tha që janë tri gjëra që duhet të bëni nëse vendosni të përdoni një maskë shkruan CNN tranmseton Gazeta Shneta.
Ai replikoj për këto rregulla në një emisionin të mbajtur sot:
1)Mos e prekni fytyrën:
“Nëse do të përdoni një maskë për të mbuluar fytyrë, ju lutemi përpiquni të mos prekni fytyrën tuaj më.
Ju lutemi të jeni shumë të kujdesshëm në atë se ju nuk duhet ta prekni fytyrën tuaj, “tha Adams për Savannah Guthrie të NBC-së.
2) Mos përdorni një maskë tipit N95:
“Nëse do të përdoni një “mbulesë të fytyrës”, si maska të thjeshta ju lutemi ruajini maskat të tipit N95 për punonjësit e kujdesit shëndetësor që kanë nevojë për to,” tha Adams.
3) Qëndroni në shtëpi:
Përdoimi i një maske nuk do të thotë që nuk duhet të praktikosh distancën sociale.
Gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni është të qëndroni në shtëpi tani, dhe ne nuk duam që njerëzit të ndjehen si “OK unë po e mbuloj fytyrën, kështu që tani është mirë që unë të dal në publik,” përfundoi ai. /Gazeta Shneta/