Në qoftë se shkollat nuk janë të hapura as vendet tjera nuk duhet të jenë – kështu bëri të ditur Dr.Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Ajo shtoi se agjencia nuk është e gatshme të krijojë standarde për shtetet për të lehtësuar masat anti covid, por nëse shkollat janë të mbyllura edhe vendet tjera nuk duhet të hapen shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Ne nuk jemi mjaft të gatshëm për të krijuar ato standarde, sepse ende kemi 90% të njerëzve të pambrojtur”, tha Walensky.
“Ajo që une do të them dhe e kemi thënë në CDC, është se shkollat duhet të jenë vendi i parë për t’u hapur.Pra, nëse shkollat nuk janë të hapura, nuk besoj se duhet të hapim vende tjera, sepse me të vërtetë kemi nevojë për t’i kthyer fëmijët tanë në shkolla”, shtoi ajo./GazetaShneta/